Asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim kultivuesi

Kronikë e zezë

Asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim kultivuesi

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 20:30
Ilustrim

Rreth 70 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar sot, teksa është shpallur në kërkim kultivuesi i tyre.

Policia ka njoftuar se sasia e drogës është zbuluar në vendin e quajtur “Noga”, në afërsi të fshatit Turan të Tepelenës.

Bëhet e ditur se aksioni u ndërmor nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Gjithashtu mësohet se kanabis sativa u asgjësua në vend me anë të djegies.

Ndërkohë u shpall në kërkim një shtetas (për arsye hetimi nuk jepen të dhëna). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat