Baftjari po bënte namin tek Liqeni: Priste dru për zjarr, para një jave rrëzoi lisin

Kronikë e zezë

Baftjari po bënte namin tek Liqeni: Priste dru për zjarr, para një jave rrëzoi lisin

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar me banim në Tiranë kishte një ide tjetër për Parkun e Liqenit Artificial të Tiranë, së paku deri dje: Një pyll ku mund të gjente falas drutë e zjarrit për dimër.

Para një jave Baftjar M. kishte rrëzuar një lis me sëpatë dhe pak nga pak me biçikletë, e kishte çuar në shtëpi. Dje, ai kapi një pemë tjetër dhe aty u zbulua, sepse policia i vuri prangat.

"Më datë 16.08.2017, u arrestua shtetasi Baftjar M., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:30, te Liqeni Artificial, u konstatua duke vjedhur dru të prerë, të cilat po i ngarkonte në një biçikletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se, para 1 jave kishte prerë një lis pa leje në një vend të ndaluar. Nenet 134 e 205 të Kodit Penal."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat