Aksident në Tiranë, plagoset një 62-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, plagoset një 62-vjeçar

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 62-vjeçar.

Mësohet se rreth orës 00:20, në rrugën “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Honda”, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar A. F., vjeç 62, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat