Arrestohet një person për vrasjen e 25 vjeçarit nga Gjilani në Rahovec

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vrasjen e 25 vjeçarit nga Gjilani në Rahovec

Nga: A.M. Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili është i dyshuar se ka kryer një vrasje në fshatin  Ratkoc të Rahovec, më 17 maj 2017.

“Në lidhej me rastin raportohet se me  16.08.017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Polices.

Ndërsa, trupi i pajetë i 25 vjeçarit i cili ishte me prejardhje nga Gjilani ishte gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës. Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë ishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat