Dasma kthehet në tragjedi, 50 persona të helmuar

Kronikë e zezë

Dasma kthehet në tragjedi, 50 persona të helmuar

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:46
Ilustrim

Mësohet se ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, 50 persona janë helmuar nga ushqimi në një lokal dasme. Ndërsa shefja e repartit infektiv, Nadire Jani pohon se 50 persona janë paraqitur në spital me diarre dhe janë shfaqur me temperaturë të lartë.

Shefat e pavionit infektiv nga ky spitalit njoftuan se ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.

Ndërkohë Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit me inicialet Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

Gjithashtu mësohet se disa nga dasmorët që ishin më rëndë, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat