E rëndë në Tiranë/ Dy qytetarë i japin fund jetës tragjikisht

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë/ Dy qytetarë i japin fund jetës tragjikisht

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:50
ilustrim

Në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i vetëvrasjeve. Vetëm një ditë më parë policia ka bërë të ditur se dy shtetas i kanë dhënë fund jetës.

Mësohet se, në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë.

Ndërsa nga ana tjetër shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka pirë fostoksinë.

Sipas policisë thyhet se shtetasit e mësipërm vuanin nga depresioni.

Njoftimi i plotë i policisë

Komisariati i Policisë Nr. 3 Më datë 16.08.2017, në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Pritet akti ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 16.08.2017, në QSUT, në repartin e toksikologjisë, ka vdekur shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat