Makina përplaset me trenin e linjës Tiranë- Durrës, shpërthen shoferja!

Kronikë e zezë

Makina përplaset me trenin e linjës Tiranë- Durrës, shpërthen shoferja!

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:12
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit, ku një makinë që drejtohej nga një grua është përplasur me trenin e linjës Tiranë Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në këtë aksident.

Në automjetin e llojit fuoristradë kanë qenë duke udhëtuar 6 persona, ndërsa në tren kishte rreth 200 pasagjerë.

Shoferja është revoltuar mjaft për aksidentin, duke deklaruar se treni i kishte dalë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat