Asgjësohen 56 bimë kanabis sativa në Shkodër

Kronikë e zezë

Asgjësohen 56 bimë kanabis sativa në Shkodër

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 09:50
Foto arkiv

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 56 bimë kanabis sativa ditën e djeshme në fshatin  Plan, në vendin e quajtur “Mulliri i Shehut” poshtë qafës “Boshit të Madh, Njësia Administrative Pult.

Lidhur me këtë rast, policia sqaron se është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e D. K. 41 vjeç, banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Ndërsa, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat