Sherr me thika, dy persona të plagosur, njëri rëndë

Kronikë e zezë

Sherr me thika, dy persona të plagosur, njëri rëndë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një sherr me thika ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës, ku kanë mbetur të plagosur dy presona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Rreth orës 01:00 në spitalin e qytetit bregdetar, ka shkuar në gjendje të rëndë, Alban Baxheri, i cili kishte plagë thike në kraharor dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur drejt spitalit grek të Janinës për mjekim.

Transportimi drejt Janinës është bërë pasi për shkak të errësirës nuk mund të kryhej transporti me helikopterë drejt kryeqytetit.

Ndërkohë i plagosuri tjetër, emri i të cilit nuk ende nuk dihet, ka marrë goditje me thikë në ije dhe fundshpinë.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes dhe as autorët e plagosjes nuk janë identifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat