Zbulohet thesi me kanabis brenda servisit, arrestohet djali i pronarit

Kronikë e zezë

Zbulohet thesi me kanabis brenda servisit, arrestohet djali i pronarit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka kontrolluar një servis mjetesh në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet dhe ka zbuluar aty një sasi lënde narkotike. Menjëherë i janë vënë prangat djalit të pronarit të servisit, një 16-vjeçari me iniciale E.K, banues në Tiranë.

Policia e Tiranës sqaroi se "arrestimi i tij  u bë pasi ai ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën "Siri Kodra", kur në bagazhin e një Benzi, janë konstatuar 7.4 kg kanabis".

Pas arrestimit, policia ka shpallurnë kërkim pronarin e servisit, H.K., babai i të miturit të arrestuar, 42 vjeç banues në Tiranë.

Ata akuzohen për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat