Plagosen dy persona në Sarandë, njëri dërgohet me urgjencë në Janinë

Kronikë e zezë

Plagosen dy persona në Sarandë, njëri dërgohet me urgjencë në Janinë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:27
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë natës së lënë pas, në qytetin e Sarandës.

Në spitalin e qytetit bregdetar, gjatë mesnatës mes të enjtes dhe të premtes kanë shkuar të plagosur me thikë dy persona.

Alban Baxheri banues në lagjen nr. 4 të Sarandës, ka pasur goditje me thikë pranë zemrës dhe për shkak të hemorragjisë së madhe është dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar, drejt spitalit të Janinës.

Krahas tij i plagosur me thikë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së dy të rinjve, ndërkohë që policia vijon ende hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat