Ikën me pushime, hajdutët i bëjnë kërdinë në shtëpi

Kronikë e zezë

Ikën me pushime, hajdutët i bëjnë kërdinë në shtëpi

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një korçari 60-vjeçar i kanë grabitur paratë në shtëpi, persona të paidentifikuar, por jo si rëndom: Hajdutët e kanë ruajtur kur ka ikur me pushime dhe e kanë ngritur peshë kasafortën e tij me gjithë paratë që kishte brenda.

I prekuri nga kjo ngjarje nuk e ka deklaruar shumën e parave, por ajo ishte e konsiderueshme.

Denoncimin e ka bërë më datë 17.08.2017, në Komisariatin e Policisë Korçë

Nga ana e Policisë, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat