Aksident i rëndë, çifti danez përplas të moshuarin me motor

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, çifti danez përplas të moshuarin me motor

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:26
Pamje nga video

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit,në vendin e quajtur “Kombinat”.

Një çift tustësh danezë që ishin duke udhëtuar me një mjet,tip Chevrolet”,me targa AA 139 JN i kanë prerë rrugën një motoçiklete që udhëtonte në rrugën hyrëse të qytetit. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, 58-vjeçari nga Berati me inicialet T.P ka marrë goditje të rënda në kokë e trup.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çifti danez ka qënë në një lavazho në hyrje të qytetit dhe duke dalë në rrugë kryesore i kanë prerë në mënyrë të menjehërshme rrugën motorit duke shkaktuar aksidentin.

Shtetasi Danez,M.G,77-vjeç,që udhëtonte me bashkëshorten e tij në automjetin e marrë me qera, është shoqëruar në Policinë e Beratit,ku edhe ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat