Horror në Lushnje/ Burri godet me sqepar në kokë gruan, 51 vjeçarja vdes në spital

Kronikë e zezë

Horror në Lushnje/ Burri godet me sqepar në kokë gruan, 51 vjeçarja vdes në spital

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 21:24
ilustrim

Dhuna në familjet shqiptare ka marrë sërish jetën e një gruaje.

Një ngjarje tragjike u raportua pak orë më parë nga policia, ku një 55 vjeçar kishte goditur me sende të forta gruan e tij 51 vjeçare.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi në fshatin Plug të Lushnjes për motive që ende kanë mbetur mister dhe pritet të zbardhen. 55 vjeçari Tajar Kazanxhi ka goditur me sqepar në kokë gruan e tij, një veprim horror që ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar menjëherë burrin, ndërsa 51 vjeçarja N. Kazanxhi u shtrua në spitalin e qytetit të Lushnjes. Fatkeqësisht pas disa orësh, gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë (kur ndodhi ngjarja)

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe,  e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, e cila me pas humbi jeten.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat