E rëndë në Korçë, 40-vjeçari ndjehet keq dhe vdes në mes të dasmës

Kronikë e zezë

E rëndë në Korçë, 40-vjeçari ndjehet keq dhe vdes në mes të dasmës

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 08:26
Ilustrim

Gëzimi dhe hareja e një dasme në qytetin juglindor të Korçës janë prishur nga një ngjarje e rëndë.

Pak pas mesnate, njërit prej dasmorëve i ka rënë të fikët në mes të dasmës dhe ka ndërruar jetë.

Pavarësisht se iu dha ndihma dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, mjekët deklaruan që s’mund të bënin gjë për të, pasi kishte mbërritur i vdekur

Policia e Korçës, siç mëson “BalkanWeb”, bën me dije se viktima ishte rreth 40 vjeç, ndërsa nuk dihet lidhja që kishte me çiftin që martohej mbrëmë.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat