Të shtëna në aheng familjar, arrestohet një person në Skenderaj

Kronikë e zezë

Të shtëna në aheng familjar, arrestohet një person në Skenderaj

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në vendin e ngjarjes fillimisht është gjet një gëzhoje e cila ishte indikacion për të kërkuar armen, me c' rast nga i dyshuari A.V.,  45 vjeçar është kërkuar arma. Ai ka dorëzuar një pistoletë e cila është konfiskuar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese, me urdhër të Prokurorit është liruar në procedure të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat