Vetëvaret në pemë i moshuari, kishte depresion

Kronikë e zezë

Vetëvaret në pemë i moshuari, kishte depresion

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:42
Ilustrim

Një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë të trishtë, duke u vetëvarur.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se më datë “17.08.2017. në shatin Shelcan në banesë, në pemë është gjetur i vetëvarur nga familjarët shtetasi me inicialet A. T”.

Nga hetimet e deritanishme grupi hetimor ka dalë në përfundimin se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar.

Gjithashtu policia ka shtuar se në trupin e 75-vjeçarit nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Bëhet e ditur se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vetëvrasje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat