Torturon fizikisht bashkëshorten pas sherrit në familje, pranga 27-vjeçarit

Kronikë e zezë

Torturon fizikisht bashkëshorten pas sherrit në familje, pranga 27-vjeçarit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 14:03
Ilustrim

Një sherr në familje është përshkallëzuar në dhunë nga burri ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa është arrestuar nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Marjus Musaku, 27 vjeç, me banim të përkohshëm në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier.

Policia ka njoftuar se arrestim i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar dhe torturuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet P. M., 26 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Tortura” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 86-130/a/4 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat