Kamioni përplas motorin, aksidentohen burrë e grua

Kronikë e zezë

Kamioni përplas motorin, aksidentohen burrë e grua

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 14:23
Ilustrim

Një 33-vjeçar, banues në Elbasan ka përfunduar në pranga pasi në lagjen Nr.4, Durrës, në Port, duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveco” dhe me trailer është përplasur me motorçikletën tip “SUZUKI” me drejtues shtetasin me inicialet P. B., 47 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka njoftuar se për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij, shtetësia A. B., 42 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shoferit që shkaktoi aksidentin, Ervin Biba, kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat