Vodhën kasafortën e hotelit në Tiranë, gjykata lë në burg dy të akuzuarit

Kronikë e zezë

Vodhën kasafortën e hotelit në Tiranë, gjykata lë në burg dy të akuzuarit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg, Zenel Damën e Eduart Ngotën, dy të arrestuarit për vjedhjen e një kasaforte me bizhuteri me vlerë të konsiderueshme nga një hotel në rrugën e Dibrës.

Të dy personat u paraqitën këtë të shtunë përpara Gjykatës së Tiranës, ndërsa prokuroria kërkoi masën e sigurisë burg pa afat për ta.

E njëjta masë në  mungesë u vendos edhe për Rajmonda Bruçin, motrën e Eduart Ngotës. Kjo e fundit punonte si pastruese në hotel dhe akuzohet se ka informuar të vëllain dhe shokun e tij, për vendndodhjen e kasafortës me ora të shtrenjta dhe 9500 euro.

Dy personat u arrestuan nga policia një ditë pas krimit, ndërsa iu bllokuan një sasi parash, disa ora e bizhuteri. Policia ka shpallur në kërkim pastruesen e hotelit Rajmonda Bruçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat