3 ditë pasi e dhunuan, shefit të kufirit në Vlorë i djegin dhe makinën

Kronikë e zezë

3 ditë pasi e dhunuan, shefit të kufirit në Vlorë i djegin dhe makinën

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 17:25
Vetura e djegur

Në orët e vona të natës makina në pronësi të shefit të Kufirit të Stacionit të Triportit në Vlorë, Sadi Ceka është gjetur e djegur.

Ky është incidentin e dytë ndaj tij në harkun kohor të tre ditëve.

Tre ditë më parë ai u dhunua nga persona të paidentifikuar në afërsi të banesës së tij, ndërsa mesnatën e së premtes, duke u gdhirë e shtunë, i kanë vënë zjarr makinës në pronësi të tij.  
Makina tip “Skoda”, me targa AA 391 HY e Cekës, është djegur qëllimisht, variant të cilin e pohon edhe policia që ka kryer veprimet e para hetimore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat