Tragjike në Elbasan dhe Durrës, 2 persona varen me litar

Kronikë e zezë

Tragjike në Elbasan dhe Durrës, 2 persona varen me litar

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 17:31
Ilustrim

Dy të moshuar në Elbasan dhe në Durrës i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur me litar.

Një 75-vjeçar nga Elbasani, vuante nga depresioni dhe një 85-vjeçar nga Durrësi, i kanë dhënë fund jetës.

 “Më datë 17.08.2017 në fshatin Shelcan në banesë, në pemë është gjetur i vetëvarur nga familjarët, shtetasi A.T., 75 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar. Nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune”,- sqaron policia e Elbasanit.

 “Më datë 18.08.2017, në lagjen Nr. 15, Durrës është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, shtetasi H. L. 85 vjeç. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit”,- thekson policia e qytetit të Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat