Shqiptari nuk heq dorë nga “zakoni i vjetër”, i rikthet burgut

Kronikë e zezë

Shqiptari nuk heq dorë nga “zakoni i vjetër”, i rikthet burgut

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:14
ilustrim

Një 28 –vjeçar shqiptar, i cili ishte në arrest shtëpie, pasi ishte arrestuar me marijuanë i është rikthyer përsëri qelisë.

Ai u arrestua në prill të vitit 2016, nga policia Castelbolognese, pasi gjatë një kontrolli ju gjet një sasi marijuane dhe 5000 mijë euro, para këto të bëra nga shpërndarja e drogës.

 I riu shqiptari qëndroi vetëm 4 muaj në burg dhe më pas iu caktua masa e dënimit arrest shtëpiak.  Por, mesa duket shqiptari nuk hoqi dorë nga “zanati” i tij, por edhe pse ishte në arrest shtëpia ai vazhdonte ende të merrej me shpërndarjen e saj. Karabinierët kanë gjetur 2 herë në shtëpinë e tij sasi drogë.

Karabinierët nga stacioni Faenza, Itali, pasi aty banonte shqiptari e arrestuan për ta transferuar atë në burgun e Ravenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat