Shpërthim me eksploziv në Vlorë

Kronikë e zezë

Shpërthim me eksploziv në Vlorë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 09:27
ilustrim

Hidhet në erë një makinë Në mëngjesin e sotëm është hedhur në erë me eksplozive makina e një 35 vjeçari në Vlorë. “Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Policia po punon për zbardhjen e saj, ende nuk është identifikuar autori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat