Dëshmitari i vrasjes në Ksamil: U dëgjuan krismat, pastaj një grua që qante

Kronikë e zezë

Dëshmitari i vrasjes në Ksamil: U dëgjuan krismat, pastaj një grua që qante

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 09:55
ilustrim

Mbrëmë në Ksamil u ekzekutua një burr rreth të pesëdhjetave.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe as identiteti i viktimës, por një dëshmitar tha për Lapsi.al se në fillim u dëgjuan disa krisma armësh, pastaj një grua nisi të qajë me të madhe.

Në zonën përreth është krijuar rrëmujë, ndërsa me të mbërritur policia është qartësuar se kishte ndodhur një vrasje. E gjithë zona në Ksamil po kontrollohet nga policia.

Postblloqe janë ngritur edhe në Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat