Saga e hakmarrjes në Ksamil djali në burg, vritet 50- vjeçari

Kronikë e zezë

Saga e hakmarrjes në Ksamil djali në burg, vritet 50- vjeçari

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 11:33
Në foto viktima e atentatit në Ksamil

Një 50- vjeçar është vrarë në gjatë orëve të vona të natës në qytezën bregdetare të Ksamilit.
 
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme, ku 50- vjeçarit Vangjel Çiko,  i është bërë një atentat në oborrin e shtëpisë së tij, si pasojë e të cilit ka humbur edhe jetën.

50- vjeçari mësohet se ka qenë brenda automjetit të tij tip "Mercedez-Benz", në momentin kur është qëlluar.

Blutë e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe në disa rrugë, ku ka kryer kontroll të automjeteve,  janë duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.

Detaje nga vrasja, atentatori  u ndihmua nga një person tjetër
Ekzekutimi i 50- vjeçarit Vangjel Çiko ka ndodhur në momentin që ai doli nga banesa e tij dhe është futur në automjet, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës.

Mësohet se atentatori ishte fshehur në ullirin pranë portës së shtëpisë dhe ka qëlluar disa herë mbi 50- vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, atentatori i vrasjes është ndihmuar nga një tjetër person, i cili e priste në një automjet, me të cilin edhe janë larguar më pas.

Pas të shtënave, autori i vrasjes është larguar në këmbë drejt automjetit.
 
Vajza e viktimës: E pash të gjithë ngjarjen

Edhe pse personi i cili ka shtënë duke e lënë të vdekur 50- vjeçarin në oborrin e shtëpisë është larguar me shpejtësi drejt automjetit i  cili do ta largonte nga vendi i vrasjes, vajza e viktimës është shprehur se e ka parë të gjithë ngjarjen.

Djali i viktimës i dënuar për vrasje

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi i biri i viktimës, Dhimitër Çiko, i cili është i dënuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur në  24 shtator 2014.

Për vrasjen e Aleksandër Bardhit përveç Dhimitër Çikos, është dënuar edhe Amarildo Lame, ndërsa Albi Xhezahiri, i dënuar në mungesë si një prej autorëve të ngjarjes, është ende në kërkim.

Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, ka qenë vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kacinar të Mirditës, Petrit Bardhi.

Ai është gjetur i vrarë nga një i afërm i tij anës rrugës në një kanal. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është qëlluar me armë zjarrit të tipit automatik.

Pas arrestimit të Çikos dhe janë gjetur në banesën e Albi Xhezahiri, tre armët tip “kallashnikovë” të cilat  ishin përdorur për vrasjen e Badhit.

Historia e vrasjeve të hakmarrjes në Ksamil
Kjo nuk është vrasja e parë që ka ndodhur në zonë, të cilën policia po e heton për hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Në muajin dhjetor të 2016, do të ekzekutohej babai i Arbër Xhezahirit, Agron Xhezahiri, vrasje për të cilën policia filloi hetimet në pistën e hakmarrjes.

Agron Xhezahiri në 30 tetor të 2016 ju bë atentati i parë, të cilit arriti t’i shpëtojë, ndërsa mbrëmja e 12 dhjetorit, kur ai po dilte nga banesa e tij për të lidhur qenin, u vra në derën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi.

Pavarësisht se 53-vjeçari tentoi të futej brenda në shtëpi, ai nuk ka mundur pasi autori është afruar dhe e ka qëlluar përsëri. Vrasje në Ksamil ndodhi në sy të vajzës së mitur të Agron Xhezairit, ndërkohë që afër vendit të ngjarjes ishte edhe kunata e tij.

Për këtë ngjarje janë angazhuar në hetim edhe krimet e rënda ndërsa mësohet se janë bërë një sërë shoqërimesh mes tyre edhe në zonën e Mirditës nga është me origjinë familja Bardhir.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen ''Baxho'', në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ''Mercedes Benz'', në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat