“Gjithçka u bë”, fjalët e fundit të 65-vjeçarit që vrau gruan dhe veten

Kronikë e zezë

“Gjithçka u bë”, fjalët e fundit të 65-vjeçarit që vrau gruan dhe veten

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 14:10
ilustrim

Një krim brenda familjes tronditi Kamzën, ku burri, Halil Lita qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Dija Lita dhe më pas kreu vetëvrasje.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kuzhinë dhe ka nisur një konflikt i çastit për motive xhelozie.

Në momentin që ka kryer krimin, 60-vjeçari ka dalë nga banesa dhe i ka thënë vëllait të tij se gjithçka ka mbaruar, shkruan BalkanWeb.

Gjithçka u bë, se kthej dot më pas”, mësohet të ketë thënë ai në momentet e fundit.

Trupat e tyre janë dërguar në morgun e Tiranës, ku pritet që të zhvillohet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat