Tre persona të lënduar nga zjarri në një banesë në Shkup

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar nga zjarri në një banesë në Shkup

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 16:12
Ilustrim

Në një zjarr që ka kapluar një banesë në Shkup janë lënduar tre persona, ku banesa është djegur plotësisht dhe zjarri është përhapur edhe në dy banesa fqinje.

Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, zjarri ka shpërthyer mbrëmë, rreth orës një pas mesnate, në një banesë në rrugën ‘Sava Kova?5eviq’, pronë e M.S. (73), e cila në atë moment ka qenë vet. Nga zjarri kanë plasur gypat e nxemjes qendrore me ç’rast janë dëmtuar edhe dy banesat fqinje.

Nga zjarri janë lënduar edhe dy persona tjerë, banorë në ndërtesë e njejtë.

Zjarri është shuar nga ekipe të Brigadës zjarrfikëse – Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat