Vlorë, kapet 700 kg drogë e destinuar për në Itali, arratisen trafikantët

Kronikë e zezë

Vlorë, kapet 700 kg drogë e destinuar për në Itali, arratisen trafikantët

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:37
Pamje nga aksioni

Në një aksion të ndërmarrë nga policia kufitare e Vlorës pasditen e sotme është sekuestruar një sasi e konsiderueshme cannabisi, përkatësisht 28 pako me peshë nga 25 -30 kg për pako.

Burime për “Shekulli”-n bëjnë me dije se nga informacionet që kishin punonjësit e policisë se në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni, në breg të detit janë parë pako të mbështjella me thasë të bardhë.

Policia kufitare ka rrethuar zonën duke krehur dhe pyllin e hidrovorit , por nuk ka mundur të kapi personat që kanë transportuar mallin. Nga kontrolli në pyll është gjetur dhe një furgon i braktisur dhe pa targa, po ashtu dhe disa bidona të mbushur me benzinë.

Sipas policisë droga ishte e destinuar për ne bregun tjetër të Italisë, dhe pritej të vinte mjeti detar nga brigjet e Italisë. policia ka bërë sekuestrimin e drogës dhe te mjetit tip furgon dje po punon për gjetjen e personave të cilët kanë tentuar të trafikojnë lëndën narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat