Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Shtime

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Shtime

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 11:46
ilustrim

Dy viktima punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar në Polici se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para.

Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.  Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

 Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në Shtime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat