Goditi me sqepar në kokë gruan, 55 vjeçari qan në gjyq: Unë e doja, nuk e di si e vrava

Kronikë e zezë

Goditi me sqepar në kokë gruan, 55 vjeçari qan në gjyq: Unë e doja, nuk e di si e vrava

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:16
Policia

Këtë të hënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë Tajar Kazanxhi është shfaqur në gjëndje të tronditur, është përlotur përpara trupës gjykuese dhe është shprehur se ende nuk e di sesi e vrau bashkëshorten e tij tre ditë më parë.

Por në realitet, 55 vjeçari e ka masakruar përmes një sqapari gruan e tij, 51 vjeçaren Natasha Kazanxhi, duke e goditur disa herë në kokë dhe në krahahor. Kjo ka qenë ngjarja makabre e ndodhur në fshatin Plgu të Lushnjes, teksa gruaja e dergjur në gjakun e saj, ka vdekur disa orë më pas në spitalin e qytetit.

Këtë të hënë, gjykata vendosi ta lërë në burg Tajar Kazanxhiun, i cili shprehet se nuk pinte alkool, pavarësisht se sipas policisë, në momentin e krimit, 55 vjeçari ka qenë i dehur. Debatet mes të dyve kanë qenë të shpeshta pikërisht për shkak të faktit se burri vinte thuajse çdo ditë i dehur në shtëpi. Por sherri verbal, është përshkallëzuar të shtunën e kaluar, ditë ku Natasha ka gjetur dhe vdekjen nga duart e burrit të saj.

Përpara gjykatës në Tiranë, Tajar Kazanxhi u shpreh:

 “Nuk di si e vrava Tashën time....Nuk pija as alkool dhe as nje gje te keqe. I vetmi debat me Tashën ishte që më thoshte t’i lija shtëpine djalit te saj. Per t’i plotësuar dëshirën... do ia lë shtepine djalit te saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat