Sherr me thika në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:57
Policia e Sarandes

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35 në Sarandë.

Shtetasi F.O., 15 vjeç, ka shkuar në spital me plagë.

Policia ka shkuar dhe ka marrë kontakt me shtetasin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën, dhe si rezultat i hetimit paraprak ka rezultuar se në fshatin Qafë Gjashtë, është goditur me mjet prerës (thikë), në bark, pas një konflikti për motive të dobëta që ka patur me shtetasin O.H., 12 vjeç.

Policia ka bërë dokumentimin e rrethanave të ngjarjes si edhe ka referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit O.H., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat