Shpërthimet nga bombolat e gazit, flasin ekspertët

Kronikë e zezë

Shpërthimet nga bombolat e gazit, flasin ekspertët

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:58
Ilustrim

Kohët e fundit janë vënë re raste të shtuara të zjarreve nëpër ambiente të mbyllura, të cilat kanë pasur shkak bombulat e gazit.

Mungesa e informacionit tek qytetarët, por edhe abuzimi nga subjektet të cilat tregtojnë gazin ka bërë që situata të jetë problematike dhe në shumë raste të rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. 

Specialistët për parandalimin e zjarreve kanë nisur kontrollet nëpër subjektet e gazit, fushatë e cila synon edhe sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve mbi përdorimin e tij.Ylli Bërdufi , Iispektor për parandalimin e zjarreve, thotë: “Njerëzit që përdorin bombulat familjare në shtëpi dhe në bizneset e tyre të vogla, duhet të blejnë vetëm bombula të koaliduara, që kanë të shënuara ose të stampuara datën e prodhimit dhe skadimit. Duhet të mos përdorin bombulat e ndryshkura dhe duhet të mos bëjnë instalimin vetë në shtëpi. Gjithashtu, nuk duhen përdorur në shtëpi bombulat 3 dhe 5 kg që nuk kanë garanci”.
 
Ndërkohë që subjektet janë paralajmëruar të marrin masa në ato raste kur janë vërejtur mangësi, qytetarëve u është kërkuar të tregohen të kujdesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat