Alarmi për zjarr në Pukë, zjarrfikësit gjejnë një trup të pajetë

Kronikë e zezë

Alarmi për zjarr në Pukë, zjarrfikësit gjejnë një trup të pajetë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Një alarm për zjarr në Pukë ka bërë që zjarrfikësit të shkojnë me shpejtësi por kanë gjetur aty një trup të pajetë.

Trupi është i një 55-vjeçar i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies së një kabulli elektrik në ish rezervatin e shtetit në Pukë.

Këputja e kabullit të tensionit të lartë kishte shkaktuar në të vërtetë zjarr, por fatkeqësisht dhe vdekjen e shtetasi me inicialet B.S, banues në fshatin Rryp. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat