Aksident i rëndë në Sibofc, vdes 20 vjeçari katër tjerë janë lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Sibofc, vdes 20 vjeçari katër tjerë janë lënduar rëndë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 08:28
Aksdenti

(E plotësuar) - Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Sibovc.

Mësohet se viktima është i moshës 20 vjeçare.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi me targa të Kosovës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin duke dhënë detaje të tjera:

Njoftimi i PK-së

Sot rreth orës 07:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në  fshatin Sibovc të Podujevës,  ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje,  automjeti i  tipit            “Kia-Sportage ngjyrë e bardhë” dhe një furgon transportues, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.  

Si pasojë e këtij aksidenti viktima:

 A.S. mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndërruar jetë nga plagët e mara. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që katër personat e lënduar (dy prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë), janë dërguar  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Me hetimin e shkaqeve dhe rrethanave që kanë quar deri te kjo ngjarje po merren hetuesit e Njësitit Rajonal të Trafikut rrugorë.

Duke parë si shqetësues numrin e madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, që po ndodhin këto ditë, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.

Image
Pamje nga aksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat