Grabitet banesa e të moshuarve në Belsh, gruas i çajnë kokën me pistoletë dhe e lënë pa ndienja - Bota Sot
Grabitet banesa e të moshuarve në Belsh, gruas i çajnë kokën me pistoletë dhe e lënë pa ndienja

Kronikë e zezë

E martë, 26 shtator 2017

Grabitet banesa e të moshuarve në Belsh, gruas i çajnë kokën me pistoletë dhe e lënë pa ndienja

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 09:28
Ilustrim

Grabitet me dhunë e moshuara në Belsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, kur disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani.

Sipas burimeve, ajo është dhunuar me qytën e pistoletës dhe më pas i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.

E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test