Bie në kanal, humb jetën

Kronikë e zezë

Bie në kanal, humb jetën

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 13:23
Ilustrim

Një person ka vdekur pasi është rrëzuar dhe ka rënë në një kanal në ofiçinën e automekanikut në Kamenicë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat