Vlorë/ Gjendet makina e shkrumbuar, policia zbardh ngjarjen

Kronikë e zezë

Vlorë/ Gjendet makina e shkrumbuar, policia zbardh ngjarjen

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:40
Pamje nga ngjarja

Më datë 22.08.2017 rreth orës 20:30, në rrugën Vlorë-Llakatund, në vendin e quajtur ”Kthesa e Risilisë”, është konstatuar nga shërbimet e policisë një automjet tip ”BMW” me targa AA 724 ID, i cili ka qenë duke u djegur plotësisht.

Nga verifikimi dhe hetimi i policisë ka rezulton se mjeti BMW ka lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.08.2017, ku në vendin e quajtur ”Shamongjin” në Mifol , i është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar shtetasit A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve po vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale ”Vjedhja me dhunë” dhe ”Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 139 dhe 151 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat