Zbulohet një kontenier i mbushur plot me kanabis në Fushë Krujë, arrestohet pronari

Kronikë e zezë

Zbulohet një kontenier i mbushur plot me kanabis në Fushë Krujë, arrestohet pronari

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:34
Ilustrim

Policia e Durrësit ka zhvilluar operacionin e koduar "Kontenieri”, falë të cilit ka sekuestruar 89 kg kanabis dhe ka arrestuar një fermer nga Fushë Kruja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Kontenieri”.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. B. 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë

Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.B. pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat