Vdes shqiptari tragjikisht në vendin e punës

Kronikë e zezë

Vdes shqiptari tragjikisht në vendin e punës

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:47
Ilustrim

Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Kukës, në një gurore.

Sipas policisë, 52-vjeçari me inicialet N.N, banues në Bicaj, ka qenë duke punuar në gurore, ku është aksidentuar për vdekje.

Në lidhje me ngjarjen, policia vuri në pranga administratorin e firmës, 52-vjeçarin me inicialet G.B, dhe shoferin e fadromës, 62-vjeçarin me inicialet F.H.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat