Dy grabitës në Lezhë thyejnë dyqanin dhe rrëmbejnë kasafortën, filmohen nga kamera

Kronikë e zezë

Dy grabitës në Lezhë thyejnë dyqanin dhe rrëmbejnë kasafortën, filmohen nga kamera

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur gjatë natë në Lezhë, kur dy persona me kapuçë në kokë kanë thyer me vare dyert e një dyqani dhe e kanë vjedhur. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë. 

Dyqani ishte për pajisje elektroshtëpiake dhe hajdutët kanë vjedhur kasafortën si dhe disa smartfonë.

Policia ka nisur mbledhjen e provave për kapjen e autorëve, që janë filmuar nga kamera e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat