Arrestohen hajnat e marketit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen hajnat e marketit në Prishtinë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 12:19
Vjedhja në market

Policia dje ka arritur t`i arrestojë dy persona të dyshuar për një rast të vjedhjes në një nga marketet e Prishtinës.

Rasti ka ndodhur para katër ditësh në një nga marketet në lagjen “Dardania”, ku personat e dyshuar punëtores që ishte në arkë i kishin grabitur 700 euro.

Bëhet fjalë për rastin e video xhirimit,  që ditëve të fundit ka qarkulluar ne portale e mediume të ndryshme.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ndërkohë që i dyshuari i tretë është në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat