Policia konfirmon aksidentin tragjik në bjeshkët e Deçanit, humbën jetën dy persona

Kronikë e zezë

Policia konfirmon aksidentin tragjik në bjeshkët e Deçanit, humbën jetën dy persona

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 22:33
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Pejës edhe zyrtarisht ka njoftuar për aksidentin që ka ndodhur sot pasdite në bjeshkët e Deçanit ku dy persona kanë humbur jetën.

Në këtë aksident sipas Policisë ishte përfshirë një veturë e cila kishte rënë në humnerë.    

Komunikata zyrtare e Policisë:

Informoheni se sot më datën 25 gusht 2017 rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve.

Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës ndërsa viktima nr 2 ka nëdrruar jetë në spitalin rajonal në Pëjë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti,  ku me urdhërin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasesi i veturës ishte duke qarkulluar ne rruget malore në këtë rast Iinjejti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.

Ja kush janë viktimat e aksidentit në bjeshkët e Deçanit

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në bjeshkët e Deçanit, me ç’rast kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

Media ka mësuar se personat që kanë humbur jetën janë burrë e grua nga fshati Dranoc i komunës së Deçanit.

LEXO: Aksident i rëndë në bjeshkët e Deçanit, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Deri tek aksidenti ka ardhur kur automjeti, në të cilin ishin viktimat dhe të lënduarit, është rrotulluar në bjeshkët e Deçanit.

Ndërkaq policia ka konfirmuar rastin, ku ka treguar se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat