Gjirokastër nami me drogë, sekuestrohen 27 thasë kanabis, autorët shpallen në kërkim

Kronikë e zezë

Gjirokastër nami me drogë, sekuestrohen 27 thasë kanabis, autorët shpallen në kërkim

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 10:20
Gjirokastër

Policia e Gjirokastër ka sekuestruar një sasi prej 146 kg lëndë narkotike kanabis sativa gjatë kontrolleve të territorit pas informacioneve në rrugë operative.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në trajtën e gjetheve dhe kërcejve.

Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat