Fier/Duke punuar tokën gjen një peron të vdekur, bënë denoncim në polici

Kronikë e zezë

Fier/Duke punuar tokën gjen një peron të vdekur, bënë denoncim në polici

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 12:01
Policia e Fierit

Policia e Fierit ka njoftuar se  është gjetur i pajetë një person në parcelat e mbjella të një shtetasi, në fshatin Baltëz të qytetit të Fierit .

Nga informacionit paraprak mësohet se sot rreth orës 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat