Gjirokastër/Ishte dënuar me 8 vite burg, arrestohet 26-vjeçari

Kronikë e zezë

Gjirokastër/Ishte dënuar me 8 vite burg, arrestohet 26-vjeçari

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Sipas njoftimit të policisë në datë 26.08.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit, Dorian Shehu, 26 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i tij erdhi pas venditimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e cila e ka dënuar me 8 (tetë) vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat