Autostrada Tiranë-Durrës/Aksident masiv, 7 makina përplasen me njëra-tjetrën, nuk ka viktima

Kronikë e zezë

Autostrada Tiranë-Durrës/Aksident masiv, 7 makina përplasen me njëra-tjetrën, nuk ka viktima

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku 7 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar në gjendje serioze nga incidenti, por mësohet se  dëmet materiale janë të shumta. Konkretisht kanë ndodhur dy incidente pak metra larg njëri tjetrit, ku 7 makina në total janë përplasur.

Në përplasjen e parë janë përfshirë 3 makina, një  “Ml 320”, “Audi A6”, “Opel Astra” dhe një “Volksëagen Passat”.

Në aksidentin e dytë vetëm pak metra më tutje janë përplasur dy makina të tipit ”Pasat”, “Mercedes” dhe “Ford Ka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat