Vdes i riu nga Drenica, e shkel kamioni në Belgjikë

Kronikë e zezë

Vdes i riu nga Drenica, e shkel kamioni në Belgjikë

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 16:29
Armend Bujupi

E premtja ka qenë dita e fundit në jetë për Armend Bujupin. Ai që jetonte në Belgjikë ka humbur jetën pasi është goditur nga kamioni në qytezën, Berloz.

32 vjeçari nga Orllati i Drenasit ishte duke u kthyer nga puna na orën 2 të mëngjesit kur është goditur nga kamioni.

Bujupi ishte baba i dy fëmijëve ndërsa pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen. Viktima thuhet të ketë ndërruar jetë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat