Arrestohen dy kushërinj, planifikuan vrasjen e një personi

Kronikë e zezë

Arrestohen dy kushërinj, planifikuan vrasjen e një personi

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 09:02
Foto ilustruese

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Korçës, parandalon një vrasje: Dy kushërinj, në bashkëpunim mes tyre, tentojnë të vrasin me thikë pas një konflikti të çastit, një 37-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin  në flagrancë të shtetasve :

Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe PIgli Hoxha, 19 vjeç,(kushërinj) të dy banues në fshatin Zvirinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 26.08.2017, në fshatin Zvirinë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë (buke) shtetasin B.H, 37 vjeç, banues në fshatin Pirg.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.Shtetasi B.H, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat