6 të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve

Kronikë e zezë

6 të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:40
ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën mes Drenasit dhe Skenderajt.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë tri automjeteve , një furgon VW , një veturë VW Golf V dhe vetura BMW.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e veturave Golf dhe BMW dhe katër pasagjerë, një mashkull dhe tri femra.

Lidhur me rastin, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35, është njoftuar prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat